RENEA vijon operacionin në Tepelenë, ende asnjë gjurmë për 65-vjeçarin e zhdukur

RENEA vijon operacionin në Tepelenë, ende asnjë gjurmë për 65-vjeçarin e zhdukur

POLICIA E SHTETIT Polumbarët e RENEA-s, në bashkëpunim me strukturat e Policisë dhe institucione të tjera, vijojnë kërkimet në lumin Vjosa për gjetjen e një 65-vjeçari të zhdukur në zonën e Tepelenës. Sipas njoftimit zyrtar, prej ditës së djeshme po zhvillohet operacioni për gjetjen e shtetasit Y. D., 65 vjeç, i cili dyshohet se pasi është rrëzuar, është marrë nga rrjedha e lumit në afërsi të vendit të quajtur “Fusha e fshatit Peshtan”. Në kërkime janë angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca e Posaçme “Shqiponja” e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe familjarë e vullnetarë, të cilët po krehin shtratin e lumit nga të dyja anët. Deri...