Renditja vjetore e SEE NEWS: SIGAL në Shqipëri, SIGAL në Kosovë dhe SIGAL në Maqedoni të Veriut në 100-shen e parë të Evropës Juglindore

Renditja vjetore e SEE NEWS: SIGAL në Shqipëri, SIGAL në Kosovë dhe SIGAL në Maqedoni të Veriut në 100-shen e parë të Evropës Juglindore

SEE News, South East Europe News, rrjeti profesional i lajmit të specializuar në analizë biznesi, raportime krahasuese dhe renditje mbi kompanitë, qeveritë dhe investimet rajonale në Evropën Juglindore, publikoi së fundmi edhe renditjen e kompanive më të mëdha në rajon për vitin 2024, në edicionin e tetëmbëdhjetë të saj. Në “SEE TOP 100” për vitin 2024, ku renditen kompanitë, bankat dhe siguruesit më të mëdhenj të 11 shteteve të Evropës Juglindore, SIGAL Insurance Group përfaqësohet me të tre degët e sigurimeve në rajon, SIGAL në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut. Dega e SIGAL në Shqipëri renditen në vendin nr. 51/100, e rritur me dy vende nga viti paraardhës, me 58.4 milionë euro prime të shkruara bruto, 4.19% rritje nga viti paraardhës dhe 4.1 milionë...