Rekrutimi i Shaljanit “fundos” drejtuesit/ Ish-kreu i AMP dhe drejtori i financës të pandehur
Dy zyrtarë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë vënë nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës për shkelje të ligjit gjatë punësimit në institucion të Muçi Shaljanit, personit që u vra bashkë me Gilmando Danin në atentatin e 11 nëntorit 2025 pranë aeroportit të Rinasit. Të pandehur për rastin janë marrë ish-drejtuesi i komanduar i AMP-së, Artion Saliasi, dhe drejtori i Financës, Gëzim Sala. Ata akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Sipas hetimit të drejtuar nga prokurori Bledar Valikaj, zyrtarët e AMP-së kanë lejuar punësimin e Mucci Shaljanit si agjent pranë këtij institucioni vetëm pak ditë pasi ai kishte paraqitur kërkesën për punësim. Hetimi ka provuar se Muçi Shaljani është punësuar në AMP më 15 gusht 2025, me një kontratë të përkohshme dhe për...
Burimi:
sot.com.al