Refuzoi kontrollin dhe tentoi t’i largohej policisë, arrestohet në Dibër 42 vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Refuzoi kontrollin dhe tentoi t’i largohej policisë, arrestohet në Dibër 42 vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Përpjekjet për t’iu larguar policisë i kanë kushtuar lirinë një 42 vjeçari banues në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt në pikën e kalimit kufitar të Bllatës në Dibër, kur personi me inicialet G.K u paraqit në dalje të Shqipërisë dhe refuzoi kontrollin e policisë.  Gjatë procesit të regjistrimit, atij iu kërkua që së bashku me mjetin t’i nënshtrohej një kontrollu të imtësishëm në vijën e dytë. Siç shihet edhe nga pamjet, 42 vjeçari nuk e ka zbatuar urdhërin duke i dhënë gaz makinës dhe rrezikuar jetën e efektivëve. Megjithatë ai është kapur dhe arrestuar. Policia e Shtetit bën me dije se ndaj 42-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Po ashtu, është sekuestruar edhe automjeti me...