Refuzohet stoli përkujtimor për Martin Canin, prindërit përballen me refuzim nga shkolla “Fan Noli”
Një tjetër përpjekje e mbetur në tentativë për të vendosur një stol përkujtimor për Martin Canin, brenda shkollës “Fan Noli”, ku 14-vjeçari i ndjerë u shkollua, deri në momentin që jeta e tij u ndërpre në mes nga vrasja që erdhi nga duart e bashkëmoshatarit të tij. Ëngjëll dhe Florina Cani, prindërit e Martinit, sot u përballën sërish me zhgënjim, pasi nga drejtoria e shkollës nuk u lejua që stoli që mban pllakën me foton e djalit të tyre, të vendoset në oborrin e shkollës. Kërkesa për një stol përkujtimor për Martin Canin në shkollën “Fan Noli” ishte miratuar nga zyra arsimore Tiranë, edhe pse kjo e fundit kish sqaruar se kompetenca për vendosjen e objekteve në ambientet e institucioneve arsimore i përket Këshillit Bashkiak...
Burimi:
ntv.al