“Reforma Territoriale duhet t’i rezistojë kohës”, Boçi: Të bëhen dëgjesa edhe me qytetarët!

“Reforma Territoriale duhet t’i rezistojë kohës”, Boçi: Të bëhen dëgjesa edhe me qytetarët!

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, u diskutua për kalendarin e punës. Bashkëkryetari Luçiano Boçi adresoi akuzat se opozita po tenton ta sabotojë, duke thënë se nuk duhet të ecin me “vrap”, por të punojnë për një reformë që i reziston kohës. Boçi theksoi se Komisioni duhet të “prodhojë” një produkt që impakton pushtetin lokal për 30-40 vite dhe jo t’i rikthehen sikurse me atë të vitit 2015. Ai u shpreh se krahas dëgjesave me bashkitë, janë të nevojshme edhe dëgjesat me qytetarët. Këtu ai përmendi banorët e Mirditës, të cilët kanë bërë thirrje për t’u përfshirë në këtë proces. Organizimi, theksoi ai, nuk duhet të bëhen nga bashkitë pasi pjesa më e madhe janë të kontrolluara nga maxhoranca por...