Rasti më flagrant/ Qindra mijëra euro për rehabilitimin e Urës së Zogut, monumenti i Kulturës rrezikohet ta marrë lumi

Rasti më flagrant/ Qindra mijëra euro për rehabilitimin e Urës së Zogut, monumenti i Kulturës rrezikohet ta marrë lumi

Erozioni i shkaktuar nga marrja e inerteve po kërcënon edhe monumentet e kulturës. Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Me harqet e saj të varura, një monument kulture i kategorisë së parë, ajo po shkon drejt kolapsit. Gërryerja e pandërprerë e inerteve pranë këmbëve të urës ka bërë që struktura të humbasë stabilitetin. Ky është një ndër rastet më flagrante. Elsa Sulaj, nga shoqata Sebastia në zonën e Laçit, e ka ndjekur që nga viti 2021 situatën për këtë objekt, duke inicuar peticione për të gjitha institucionet. Organizata e adresoi çështjen përtej kufijve, tek ‘Europa Nostra’, që e shpalli në shkurt të 2023-it një nga shtatë monumentet më të rrezikuara. Ata e përzgjodhën për të patur një...