Raporti Vjetor i SPAK,Braho: Ndjekje penale për të gjithë që kanë abuzuar me detyrën
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) publikoi më 9 Mars, raportin vjetor për vitin 2025, ku parashtrohen rezultatet kryesore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjatë vitit 2025, numri i hetimeve penale është rritur krahasuar me vitin 2024. SPAK hetoi gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 raste të reja dhe 577 të mbartura nga viti 2024. Vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arriti në rreth 45.4 milionë euro. Kryeprokurori Klodian Braho, në deklaratën e tij, u shpreh që ka progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu ai vlerësoi që bashkëpunimi me faktorët ndërkombëtarë është rritur. Në përmbyllje, ai tha që askush nuk është mbi ligjin dhe që kushdo që ka shkelur ligjin...
Burimi:
opinion.al