Raporti i PD, SPAK: Drejtorët që ka emëruar Balluku kanë penguar hetimet
Deklaratat e prokurorëve në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve janë argumentet kryesore që PD thotë se duhet të nxisin Kuvendin që të votojë pro dhënies që autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Në raportin e plotë të depozituar nga anëtarët e opozitës, citohen pasazhe nga këto deklarata të prokurorëve, që sipas PD, kanë dhënë prova të konsiderueshme për të cilat Kuvendi nuk duhet të ketë asnjë hezitim për të ngritur kartonët jeshilë në favor të kërkesës së SPAK. Jo vetëm presion dëshmitarëve por, Belinda Balluku ka penguar hetimet edhe përmes krijimit të vonesave dhe pengesave që SPAK të marrë provat e deritanishme. Vetë prokuroria e posaçme e ka thënë në mbledhje se institucionet ku drejtuesit janë emëruar nga Belinda Balluku panë penguar marrjen e...
Burimi:
opinion.al