RANE KETO BOMBA E U PAME

RANE KETO BOMBA E U PAME

Sa herë ka krizë globale, qeveria shqiptare gjen qetësi morale. Sepse faji…është gjithmonë diku tjetër. Meraku i pushtetit për rritjen e çmimeve prej krizës së Lindjes së Mesme nuk mund të shfaqet kaq i pafajshëm si ai i çdo qytetari të kësaj klime e toke të lume. Madje ky pushtet duhet vënë para përgjegjësisë për ndërvarësinë e frikshme ndaj krizave të çdo lloji. Në 13 vite nuk stimuloi prodhimin vendas, përkundrazi. Grabiti edhe fondet e destinuara nga BE për fermerin shqiptar. E tkurri sektorin bujqësor në mbijetesë. Në 13 vite largoi fuqinë punëtore në valë emigracioni epik. Largoi mendjet krijuese, shkencëtarët, inxhinierët, agronomët, fizikantët, profesionistët nga çdo degë prodhuese e ekonomisë. Shpopulloi fshatra e zona pjellore, arnoi rrugë të shkalafitura, dërrmoi infrastrukturë, mu bash aty...