Ramush Haradinaj “në rradhë” me liderët e tjerë politikë të Kosovës, largohet nga drejtimi i AAK- së…

Ramush Haradinaj “në rradhë” me liderët e tjerë politikë të Kosovës, largohet nga drejtimi i AAK- së…

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për drejtimin e partisë në zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen në muajt në vijim.Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, Haradinaj bëri të ditur se procesi zgjedhor brenda partisë do të zhvillohet nga 20 shkurti deri më 6 qershor. Ai theksoi se vendimi për të mos kandiduar vjen pas një periudhe të gjatë në krye të subjektit, që nga themelimi i tij në maj të vitit 2000, si dhe pas rezultateve jo të kënaqshme në dy proceset e fundit zgjedhore të 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit 2025.Në zgjedhjet e fundit parlamentare, AAK siguroi gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës.Sipas Haradinajt, deri tani kandidaturën për kryetar...