Ramën e kanë mashtruar/ Inxhinieri flet për rrugën e zhdukur në Librazhd

Ramën e kanë mashtruar/ Inxhinieri flet për rrugën e zhdukur në Librazhd

Inxhinieri Xhevair Ngjeqari dha detaje për rënien e rrugës në segmentin Librazhd-Prrenjas e cila ka bllokuar prej gati një jave gjithë juglindjen. Ai u shpreh se ajo zonë është e paqëndrueshme, por kësaj radhe rrëshqitja nuk u shkaktua nga natyra, por nga projektuesi dhe firma zbatuese, duke ndërtuar një mur mbi trasenë e rrugës. “Flitet se është shembur korridori 8. Prrenjasi është rrëshqitje pjesore në një zonë të paqëndrueshme. Ka një zonë rrëshqitëse, por ky nuk është shkaktuar nga natyra. Këtu ka qenë një rrugë ekzistuese dhe më poshtë kësaj traseje hekurudhore, formacioni është i paqëndrueshëm, por ka funksionuar normalisht. Projekti ishte që të bëhej një trase tjetër, por ndëtuan një mur mbajtës mbi trase dhe e kanë mbushur me material mbushës për korridorin 8....