‘Ramaduro i Venezuelës doli sot para gjyqit’, Berisha: Rrëzimi i diktatorëve është respekti më i madh për ligjin…

‘Ramaduro i Venezuelës doli sot para gjyqit’, Berisha: Rrëzimi i diktatorëve është respekti më i madh për ligjin…

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në protestën e parë të opozitës për vitin 2026 para Kryeministrisë, e cilësoi 2026 të ngjashëm në histori me vitin e rrëzimit të diktaturave komuniste njëra pas tjetrës. “Sot diktaturat më të përhapura janë narko-diktaturat dhe autokracitë elektorale. Lavdi Zotit, ushtria amerikane, qeveria e SHBA, në një operacion më të përsosurin në histori, arrestuan dhe nxorën sot para gjyqit Ramaduron e Venezuelës, apo Maduron e Venezuelës. Mediat e majta, të kontrolluara nga qeveria në Sghqipëri, nga mëngjesi gjer në darkë u bien borive se u shkel sovraniteti, se kjo shkeli ligjin ndërkombëtar”, tha Berisha. Sali Berisha: Miq, dhunuesit më të mëdhenj të sovranitetit të kombeve, dhunuesit më të mëdhenj të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar janë diktatorët...