Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me komunitetin e biznesit. Ai foli për Paqen Fiskale, ku tha se nuk do të ketë më inspektime apo burokraci. “Sot është ligj, pavarësisht disa debateve të cilat nuk e adresuan dot thelbin e kësaj nisme, ne jemi në kushtet kur, duke filluar nga janari, mund ta zbatojmë këtë nismë. Është nismë për të ndërtuar një urë të re besimi dhe veprimi të shëndetshëm mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Nuk është një shpikje e jona; vetë togfjalëshi Paqe Fiskale ka lindur në Romën e vjetër dhe është instrument i përdorur me mijëra vjet. Një instrument për t’i dhënë sipërmarrjeve që s’janë në konflikt me ligjin dhe që figurojnë në regjistrat e shtetit si kontribuues legjitim. Ky...