Rama: Shqipëria po bëhet më e fortë, ka vende që nuk e mirëpresin
Anulimi i tenderit të Porto Romanos erdhi si presion nga faktorë të painteresuar që ai të ishte një histori suksesi, tha Rama në konferencën për shtyp. Kryeministri u shpreh se forcimi i Shqipërisë nuk është i mirëpritur nga shumë vende. “Nëse prisni që shqiptarët mund të bëhen më të fortë, mund ta mendoni, por ka një sërë vendesh që nuk e mirëpresin këtë. Nuk ka lidhje me armiqësira të natyrës gjeopolitike, vetëm, ka lidhje edhe me interesa tregtare të vendeve. Nëse mendoni që porti i ri është një port që ata që i kanë të lidhura interesat me rrugët e trafiqeve mezi po e presin, mendoni gabim. Përkundrazi, nuk kanë asnjë arsye ta mirëpresin”, tha Rama. Kompania e vetme e mbetur në garë për ndërtimin...
Burimi:
argjiroja.net