Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

Kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet klimatike në mbarë globin, por edhe veprimet e njerëzve, kanë sjellë pasojat që janë parë nga përmbytjet e ditëve të fundit. Në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Rama bëri edhe një bilanc të punës së kryer deri tani. “Ndryshimet klimatike nuk do të thotë vetëm vera më të nxehta, por stinë më të çrregullta, më shumë thatësira e më shumë zjarre, më shumë vorbulla atmosferike e më shumë përmbytje, është tashmë kuadrati i klimës ku jetojmë”, u shpreh kryeministri.“Por patjetër që kur vazhdojmë të hedhim plehrat rrugëve dhe presim pyjet, pasojat rëndohen edhe më shumë”. Rama tha se deri tani janë konstatuar 1587 banesa me prani uji, ndërsa janë evakuuar 381 persona. “Prani...