Rama: Prokurorët e SPAK shpërndajnë fletëthirrje si ‘bileta teatri’

Rama: Prokurorët e SPAK shpërndajnë fletëthirrje si ‘bileta teatri’

Kryeministri Edi Rama në takimin e zgjeruar parlamentar socialist, deklaroi se ‘Shqipëria në BE është histori’. Por Rama në qëndrimin e tij nuk i kurseu kritikat për prokurorët duke thënë se ‘ka nisur edhe një lëvizje prokurorësh’, pasi sipas tij numri i fletë-arresteve të prera është shumë i lartë, që sipas tij i ngjajnë ftesave të teatreve. “Historia flet për njerëz të jashtëzakonshëm. Ka plot të tjerë njerëz të zakonshëm që kanë pasur mundësinë të bëjnë historinë dhe nuk e kanë bërë. Sot rruga e Shqipërisë dhe yjet që janë bashkuar e kanë sjellë që ne të jemi me historinë në duart tona dhe ta shkruajmë me mendjen dhe forcën tonë, Shqipëria në BE nuk është një etapë, por histori. Nuk është e lehtë të...