Rama për ndryshimet në Qeveri: Ballukun s’e shkarkoja në një situatë tjetër

Rama për ndryshimet në Qeveri: Ballukun s’e shkarkoja në një situatë tjetër

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë ndryshimet e forta që bëri pak ditë më parë në Qeveri, të cilat i cilësoi një qasje të re, për të cilën kishte folur edhe në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS. “Ndryshimet në qeveri shkojnë në atë që unë e kam konsideruar një qasje të re, për të cilën kam folur qysh në fjalën drejtuar Asamblesë Kombëtare në krye të punëve të këtij mandati, duke bërë edhe krahasimin mes ndryshimeve në një skuadër Futbolli me ato në një skuadër Basketbolli. Ndryshimet ishin të parapara, por nëse rrethanat do të kishin qenë të ndryshme, nuk do të kishte ndryshuar për rezultatet e jashtëzakonshme në punë zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila aktualisht në bazë të...