Rama në Uashington dhe sinjali politik për Shqipërinë

Rama në Uashington dhe sinjali politik për Shqipërinë

Ftesa për Edi Ramën nga Donald Trump ne Bordin e Paqes nuk është rastësi. Është rezultat i një profili të ndërtuar me vite. Duhet thënë: Rama është lojtar i mirë në diplomacinë ndërkombëtare. Ai ka treguar aftësi për të lëvizur në terren kompleks, për të komunikuar me liderë të krahëve të ndryshëm politikë në SHBA dhe Europë, për të mbajtur Shqipërinë të pozicionuar qartë në boshtin euroatlantik. Kjo kërkon instinkt politik, durim dhe fleksibilitet. Në një botë ku fuqitë e mëdha përplasen dhe ku vendet e vogla rrezikojnë të mbeten jashtë tavolinës, të jesh i ftuar do të thotë se je i vlefshëm. Kjo nuk është çështje simpatie politike. Është analizë e ftohtë. Një vend i vogël si Shqipëria fiton kur ka një lider që...