Rama në parkun eolik në Tropojë: Shqipëria do të jetë sovrane në energji

Rama në parkun eolik në Tropojë: Shqipëria do të jetë sovrane në energji

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot parkun e madh eolik të Tropojës, një investim me kapacitet të pritshëm 600 MW, zhvilluar nga kompania amerikane CWP. Sipas tij  ky projekt është dëshmi e rrugëtimit të suksesshëm të Shqipërisë drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se brenda kësaj dekade Shqipëria nuk do të ketë më nevojë të dalë në treg për të blerë energji, por do të shesë prodhimin që tejkalon kërkesën e brendshme. “Ky investim shkon në atë drejtim strategjik dhe në rrugën e përmbushjes së atij objektivi strategjik për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë. Ne e kemi pasur për një periudhë të gjatë në varësi të plotë nga uji,...