Rama në Kosovë, takon Albin Kurtin

Rama në Kosovë, takon Albin Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ky është takimi i parë mes dy kryeministrave, pas disa kohësh. Më herët, Rama u prit nga Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ndërsa së bashku morën pjesë në ceremoninë e promovimit të librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala. Libri i Shalës i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe padrejtësive që thotë se ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Prokuroria Speciale nuk provoi asgjë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rama theksoi se ish-krerët e UÇK, u armatosën kundër një politike shfarosëse.