Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Menjëherë pas mbledhjes së grupit, Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ku në mbrëmje zhvillon një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Kosta. Prej ditësh, vizita e Ramës është komentuar si një takim I thirrur nga Kosta për t’i tërhequr vëmendjen lidhur me detyrimin për të mos ndërhyrë në çështjet e drejtësisë. Sipas informacioneve, Rama është me një delegacion të vogël, ku shoqërohet në këtë udhëtim vetëm nga ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni dhe se takimi me Antonio Kostën është një darkë informale. Në agjendë, sipas të njëjtave burimeve nuk ka takime zyrtare.
Burimi:
opinion.al