Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi, ku po merr pjesë në nisjen e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë foto nga eventi, ku shihet në takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Kreu i qeverisë e cilësoi presidentin e Emirateve si një mik të madh të Shqipërisë, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm. “Abu Dhabi – Nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i Shqipërisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Burimi:
opinion.al