Rama: Në 5 vite, rritje prej 80% të vizitorëve të huaj në Shqipëri

Rama: Në 5 vite, rritje prej 80% të vizitorëve të huaj në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria është kthyer një qendër e turistëve të huaj, ndërsa ndan në “Facebook” edhe disa nga shkrimet e mediave të huaja për vendin tonë. Është revista franceze “Geo Magazinë” që duket se i ka kushtuar një artikull vendit tonë ku e përshkruan Shqipërinë si një destinacion që të ofron male, plazhe, trashëgimi kulturore e historike. Statusi i kryeministrit Rama: Shqipëria turistike sërish në vëmendjen e medias Këtë herë, revista e njohur franceze GEO Magazine i ka dedikuar një artikull vendit tonë, duke e përshkruar si një destinacion të larmishëm me plazhe, male, natyrë magjepsëse, me një trashëgimi të pasur kulturore e historike, mbushur me ndikime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane Po ashtu përmenden kujtimet e Kanunit, një kod misterioz...