Rama mbërrin në Durrës, takohet me banorët që kundërshtojnë projektin TID

Rama mbërrin në Durrës, takohet me banorët që kundërshtojnë projektin TID

Banorët e shtëpive që preken nga projekti TID do të takohen këtë të shtunë me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë ka mbërritur në bashkinë e qytetit në orët e para të ditës, i pritur nga kryetarja Emirjana Sako. Ndërkohë banorët janë grumbulluar jashtë ambienteve të bashkisë, e me pas janë futur në sallën ku do të mbahet mbledhja. 74 familje që preken nga TID dhe prej disa muajsh protestojnë duke kërkuar pezullimin e projektit dhe rivlerësim të pronës në çmimin real të tregut të pasurive të paluajtshme në qendrën e Durrësit ku ata banojnë dhe ushtrojnë aktivitet.