Rama-kritikëve: Dëshmia jonë, turizmi dhe 1.6 miliardë euro investime të huaja
“Shqipëria s’ka më shumë korrupsion se Europa”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në eventin Matchmarket Albania, në përgjigje të kritikëve të vendeve europiane, duke theksuar se këtë e dëshmojnë zhvillimet ekonomike dhe rritja e investimeve. “Kur njerëzit flasin për Shqipërinë bien pre e disa stereotipeve si korrupsioni e krimi i organizuar. Por kjo nuk është Shqipëria. Ne nuk kemi më shumë korrupsion se çdo vend tjetër. Nuk do të përmend, po themi xhirot apo qarkullimin e drogës në Europë, nuk do të bëj krahasim. Për ata që thonë se jemi më të këqijtë, iu them, shikoni veten tuaj dhe le të bëjmë punën tonë më të mirë”, u shpreh Rama. Sipas tij, Shqipëria ka arritur të tërheqë rreth 1.6 miliardë euro investime...
Burimi:
opinion.al