Rama i uron pavarësinë Hashim Thaçit: Më vjen shumë keq që nuk bëj dot më shumë
Kryeministri Edi Rama i ka uruar 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës ish-presidentit Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë. Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale të telefonatës, por edhe të shoqëruar me pamje nga lufta për liri dhe pavarësi e Kosovës, kreu i qeverisë shpreh shqetësimin për situatën e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe keqardhjen që nuk bën dot më shumë. Krahas videos, Rama ndan me ndjekësit edhe se çfarë i ka thënë Thaçi nga Haga: “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!” “Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur...
Burimi:
opinion.al