Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Rama i bllokuar mes SPAK dhe Ballukut, java pa zë e kryeministrit
Për gjthë javën, kryeministri Edi Rama ka heshtur për qëndrimin që do të mbajë PS për arrestimin e Ballukut, ndërkohë që SPAK ka vijuar me kontrollet dhe përgjimet Ka kaluar më shumë se një javë që nga momenti kur Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit lejen për arrestimin e Belinda Ballukut dhe Edi Rama ka mbetur te një deklaratë as mish as peshk që e lë pezull qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj arrestimit që kërkon SPAK. Mesazhet e gjetura në celularët e Ervis Berberit që tashmë kanë dalë në media, zbulojnë se si tenderat e rrugëve ndaheshin duke shkallmuar çdo ligj dhe parim të prokurimit publik, duke iu nënshtruar orekseve të kryeministrit Edi Rama ose marrëveshjeve paraprake me biznesmenë të privilegjuar. Skema Rama-Balluku-Berberi e zhvesh...