“Rama dhe Balluku po i mbyllin Shqipërisë rrugën drejt Evropës”, Berisha: Qeveria nuk e njeh drejtësinë

“Rama dhe Balluku po i mbyllin Shqipërisë rrugën drejt Evropës”, Berisha: Qeveria nuk e njeh drejtësinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në foltoren e PD përballë kryeministrisë akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe zv/kryeministren Belinda Balluku se me mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS-së i kanë dërguar një mesazh negativ Evropës. Sipas tij, qeveria po tregon se nuk e njeh drejtësinë dhe po pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Berisha theksoi se qeveria e Ramës ka humbur çdo legjitimitet dhe po varfëron qytetarët. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të protestojnë, duke e cilësuar reagimin qytetar si të ligjshëm dhe të domosdoshëm. “Protestoni këtu çdo të hënë, dhe jo vetëm, për veten tuaj, familjen tuaj, por jeni zëdhënës të mbarë shqiptarëve, të të gjithë qytetarëve të lirë. Në këtë aspekt, jeni frymëzim për çdo shqiptar. Motivet e protestës sot janë të...