Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty
Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat me një fermer gjatë takimit me përfaqësues të bujqësisë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2026, ku u diskutuan problematikat e prodhimit, tregut dhe konkurrencës me produktet e importit. Rama theksoi se strategjia e qeverisë në bujqësi mbështetet te krijimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të agropërpunimit, të cilat sipas tij janë kyçe për rritjen e vlerës së prodhimit vendas. “Është domosdoshmëri strategjike të kemi frigoriferë, kapacitete për ruajtje dhe fabrika për përpunim, në mënyrë që asnjë gram prodhim të mos shkojë dëm dhe fermeri të jetë zot i çmimit në çdo kohë”, u shpreh Kryeministri. Një fermer ngriti shqetësimin për mbrojtjen e prodhimit vendas nga mallrat e importuara, duke kërkuar ndërhyrje për kufizimin e tyre....
Burimi:
opinion.al