Rama bën ironi: Edhe në Portugali çahen rrugët, por atje opozita është në gjumë

Rama bën ironi: Edhe në Portugali çahen rrugët, por atje opozita është në gjumë

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me situatën në juglindje të vendit, e cila prej disa ditësh vijon të jetë e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe fundosjes së tokës. Ai e ironizoi situatën duke e krahasuar me Portugalinë, ku sipas tij ka ndodhur shembja e një rruge si pasojë e të njëjtave fenomene natyrore. Rama tha se, ndryshe nga Shqipëria, atje opozita “është në gjumë” dhe nuk akuzon qeverinë për korrupsion. “Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po...