Rama: Balluku më ka dhënë dorëheqjen 3 herë. Për imunitetin do pres raportin e Këshillit të Mandateve

Rama: Balluku më ka dhënë dorëheqjen 3 herë. Për imunitetin do pres raportin e Këshillit të Mandateve

Kryeministri Edi Rama thotë se ia ka refuzuar 3 herë dorëheqjen Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Rama tha se për këtë çështje do të presë raportin e Këshillit të Mandateve, ndërsa shtoi se qeveria nuk mund të futet në vallen e dorëheqjeve kur ngrihet një akuzë. “Nuk do merrem me procesin që ka nisur në Kuvend se do pres raportin e Këshillit të Mandateve. Por dua të ndaj me ju, diçka që e kam thënë pa praninë e publikut. Balluku ma ka dorëzuar dorëheqjen 3 herë, që kur iu ngrit akuza, jo për korrupsion. Ndërkohë që tenxheret bëjnë llogaritë duke marrë shumat për të ndërtuar veprat, akuza nuk është për korrupsion, por për pabarazi në tenderë, pastaj ma ka sjëllë me shkrim...