Raketat iraniane mbi Emiratet e Bashkuara Arabe, Rama: Sulm ndaj një kombi sovran

Raketat iraniane mbi Emiratet e Bashkuara Arabe, Rama: Sulm ndaj një kombi sovran

Kryeministri Rama ka reaguar në platformën X pas sulmeve iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai shprehet se është një sulm ndaj një kombi sovran dhe refleks i një sistemi të destinuar të dështojë. Rama thotë se Emiratet e Bashkuara janë kthyer në një simbol për promovimin e paqes dhe një rajon që ka zgjedhur zhvillimin e bashkëpunimin. Kryeministri shpreh mbështetje e solidaritet dhe thotë se siguria në Gjirin Persik është domosdoshmëri globale. Ai bën thirrje për një përgjigje të qartë dhe në unitet nga komuniteti ndërkombëtar kundrejt këtij agresioni. “Sulmet e verbra dhe të dëshpëruara të Republikës Khomeiniste kundër Emirateve të Bashkuara Arabe nuk janë thjesht një sulm ndaj një kombi sovran. Ato janë një sulm ndaj stabilitetit, prosperitetit dhe vetë idesë se Lindja...