Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Ra nga pallati ndërsa po punonte, ndërron jetë 57-vjeçari në Durrës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Një 57-vjeçar ka rënë nga pallati ndërsa po punonte dhe si pasojë ka humbur jetën. Policia ka proceduar penalisht drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit. Njoftimi i policisë Një 57-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Durrës. Sipas policisë, 57-vjeçari ka rënë nga pallati ndërsa po punonte. Lidhur me këtë ngjarje është proceduar drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.