Ra nga kati i 12-të, 19-vjeçari shqiptar humb jetën në Londër ndërsa kompania e ndërtimit gjobitet me 42 mijë paund

Ra nga kati i 12-të, 19-vjeçari shqiptar humb jetën në Londër ndërsa kompania e ndërtimit gjobitet me 42 mijë paund

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Londër, pasi ra nga lartësia e një godine në ndërtim, në një aksident që autoritetet e quajnë “plotësisht të shmangshëm”. Renols Lleshi, vetëm 19 vjeç, punonte në një kantier në zonën e Acton, në perëndim të Londrës. Ai ndodhej në katin e 12-të të një pallati, kur gjatë punës për çmontimin e skelave në tarracë, shkeli mbi një hapësirë ventilimi dhe ra gjashtë kate poshtë, duke humbur jetën në vend. Hetimet zbuluan se vrima e ventilimit ishte mbuluar në mënyrë të papërshtatshme vetëm me një dërrasë allçie dhe material shkumë, pa asnjë masë sigurie reale. Po ashtu, rezultoi se zona e tarracës nuk ishte përfshirë në kontrollet rutinë të sigurisë, çka bëri që rreziku...