Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari

Një 27-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Shkodër pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth mesditës në qytetin e Koplikut, ku shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.