Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma
Sot kryeministri Edi Rama ka mbledhur në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve në mbarë vendin. Kreu i qeverisë fajësoi reshjet e dendura të shiut për përmbytjen e shumë zonave në vendin tonë, duke theksuar se kanalizimet dhe hidrovorët kanë qenë në funksion. Rama u kërkon qytetarëve që të bëjnë durim dhe të mos protestojnë, pasi protestat tha nuk i rikthejnë lumenjtë në shtretërit e tyre. “Tek vështirësia e rritur e qarkullimit, apo deri te dëmtimet e pronës, krijohet frustrim dhe në disa raste zemërim. Durimi është i domosdoshëm, nuk po përjetojmë vetëm mot të keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta. Retë nuk shpërndahen me slogane, që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Këto reagime ushqejnë ndarje,...