No Image Available

Qiratë e shtrenjta në Tiranë, Rama njofton projektin e ri: Studentët e kryeqytetit do të strehohen edhe në Durrës

Kryeministri Edi Rama njoftoi se përveç kampusit universitar të Tiranës do të ndërtohet edhe një kampus në Durrës, ku siç u shpreh kryeministri do të strehohen edhe studentët e Tiranës.   Në një takim që kreu i qeverisë pati me rektorët e Universiteteve, ai tha se kjo do të zgjidhe edhe një nga problemet që kanë studentët, sic janë qiratë e shtrenjta në kryeqytet. Kryeministri deklaroi se studentët do ta kenë edhe më të thjeshtë pasi shumë shpejt do të jetë në funksion edhe treni që lidh Tiranën me Durrësin. “Kemi dy kampuse, kampusi i Tiranës, kemi hapur procesin për kompusin e Universitetit Aleksandër Moisiu. Ka një potencial për të krijuar infrastrukturë qëndrimi rezidence të studenteve, duke pasur parasysh trenin që dot ë jetë në...