Qindra hektarë tokë bujqësore të përmbytura në Lushnjë, banorët: Çdo e mbjellë është kalbëzuar

Qindra hektarë tokë bujqësore të përmbytura në Lushnjë, banorët: Çdo e mbjellë është kalbëzuar

Qindra hektarë tokë bujqësore vazhdon të jenë të përmbytura nga lumi Seman në territorin e bashkisë Lushnjë. Prej 4 ditësh uji është prezent në fshatrat Zhelizhan, Imsht, Mazhaj, Murriz, Çukas, Mëhallëz dhe aktualisht nuk po largohet. Dëmet në bujqësi janë të mëdha dhe sipas banorëve gjithçka e mbjellë në fushë apo në sera është kalbëzyer. Në Tokat brenda argjinaturës së lumit Seman niveli i ujit nuk ka rënie. Banorët nuk kanë mundësi të largojnë ujin, ndërsa akuzojnë bashkinë se ka lënë prej vitesh pa pastruar asnjë kanal. Ne oborre dhe banesa nuk ka prezencë uji në territorin e bashkisë Lushnje. Lumenjtë Seman dhe Shkumbin vazhdojnë të jenë jashtë shtratit të tyre dhe prezenca e ujit brenda argjinaturave në tokat bujqësore.