“Qeveria s’ka mendjen të ndihmojë, por të vjedhë”, akuza të forta të PD për përmbytjet: Shteti nuk shpall emergjencën..

“Qeveria s’ka mendjen të ndihmojë, por të vjedhë”, akuza të forta të PD për përmbytjet: Shteti nuk shpall emergjencën..

Deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve, por qeveria, sipas tyre, po e refuzon këtë kërkesë për mungesë vullneti për të dëmshpërblyer qytetarët e prekur. Sipas deputetit të PD-së, Eno Bozdo situata është veçanërisht e rëndë në Qarkun e Beratit, ku dëmtimi i argjinaturës ka shkaktuar përmbytjen e qindra hektarëve tokë bujqësore në zonat Velabisht dhe Otllak, duke prekur rëndë jetesën e dhjetëra familjeve. Gjendja paraqitet edhe më alarmante në Bashkinë Dimal, në zonat Dafinë, Gurë i Bardhë dhe Çiflik, ku uji ka hyrë në banesa dhe toka bujqësore, duke rrezikuar pronën dhe sigurinë e banorëve. Fermerët po humbasin prodhimin dhe mundin e tyre, ndërsa qytetarët ndihen të braktisur nga shteti, pa ndihmë dhe pa reagim institucional, çka...