Qeveria emëron Kryeinspektor i Përgjithshëm ish- deputetin e PD, paraardhësi emërohet prefekt…

Qeveria emëron Kryeinspektor i Përgjithshëm ish- deputetin e PD, paraardhësi emërohet prefekt…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm, duke pasuar në këtë post Shkëlqim Hajdarin.Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit vakant pas dorëheqjes së Hajdarit, i cili është emëruar prefekt i Tiranës. Pas aplikimit, Dashnor Sula ka rezultuar kandidati i parë mes rivalëve të tjerë.Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë.Gjatë periudhës 1991-1992 ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore Elbasan. Më vonë ai ka ushtruar detyrën e prokurorit në qytete të ndryshme të vendit, si: 1992-1993 prokuror Rrethi Peqin-Elbasan, 1993-1996 Prokuror Rrethi Elbasan, 1996-2001 dhe 2003-2005 prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë, 2001-2002 prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti,...