Qeveri dhe beton, si po denatyrohet ekonomia e Shqipërisë

Qeveri dhe beton, si po denatyrohet ekonomia e Shqipërisë

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.79 për qind vitin e kaluar, por llogaritë e INSTAT tregojnë se dy të tretat e rritjes erdhën nga zgjerimi i qeverisë, ndërsa pjesa tjetër nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajshtme. Më hollësisht, në rritjen 3.79 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, 1.75 pikë përqindje erdhën nga administrata publike, ndërsa 1 pikë përqindje tjetër erdhi nga taksat neto. Ndërtimi dhe aktivitetet e pasurive të patundshme shtuan së bashku 1.1 pikë përqindje tjetër në prodhimin kombëtar. Ndërkohë degët e tjera të ekonomisë nuk kanë kompesuar dot as rënien e dy sektorëve vitalë të prodhimit, bujqësisë dhe industrisë të cilat u tkurrën sërish për të disatin vit radhazi, çka sinjalizon një krizë të thellë në sektorin prodhues. Struktura e rritjes ekonomike...