Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Qentë endacakë kafshojnë të miturin në Durrës, 8 vjeçari merr ndihmë mjekësore
Një fëmijë 8-vjeçar është sulmuar paraditen e së shtunës nga qen endacakë në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Fëmija ndodhej me familjarët kur u rrethua nga qentë dhe u kafshua, duke përjetuar momente paniku. Ai mori ndihmë mjekësore, ndërsa familjarët kanë bërë denoncim, pasi ndjehen të pashpresë se situata do të ndryshojë pa ndërhyrë Bashkia. Prania e përhershme e qenve endacakë në rrugët e qytetit është kthyer në shqetësim për banorët që kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Durrësit për garantimin e shëndetit dhe sigurisë publike.