Qëllonte me kallashnikov duke terrorizuar banorët, përfundon në pranga 40-vjeçari në Maliq
Një 40-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte kthyer në tmerr për banorët e Maliqit. Shtetasi me iniciale K.A., qëllonte me kallashnikov duke vënë në rrezik jetën e të tjerëve, ndërsa rezulton se ka qenë i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Njoftimi: Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre; Policia kap dhe vë në pranga 40-vjeçarin. Në pranga edhe një shtetas grek, që ishte bashkë me 40-vjeçarin.Sekuestrohen arma e zjarrit tip kallashnikov, municion luftarak, fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Orman, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Si rezultat...
Burimi:
sot.com.al