Qëlloi me thikë punonjësin e sigurisë në Spitalin Rajonal të Fierit, vihet në pranga 44-vjeçari
Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi goditi me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal të Fierit. Autori është identifikuar si Shkëlqim Murati. Sipas burimeve policore, 44-vjeçari pasi ka shkuar me urgjencë në spital, ka parkuar makinën keq duke i penguar rrugën ambulancës. Përballë kësaj situate punonjësi i sigurisë, e ka lëvizur automjetin duke e parkuar në një vend tjetër brenda ambienteve të spitalit . Kjo gjë duket se ka acaruar 44- vjeçarin, i cili është nervozuar duke u shprehur “Pse më ke lëvizur makinën” dhe më pas e ka qëlluar me mjet prerës në njërin krah. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me...
Burimi:
sot.com.al