Qarkullonte nëpër qytet i armatosur, arrestohet 34-vjeçari, i sekuestrohen
Si provë materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti. “Si rezultat i operacionit, në qytet Laç, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Mercedes-Benz”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Laç, Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, thanë burime zyrtare. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë Kurbin: “Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen...
Burimi:
sot.com.al