Qarkullonte i armatosur me armë zjarri, arrestohet 41-vjeçari në Fier, në pranga edhe një 21-vjeçar
Një 41-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e Policisë, pasi është kapur teksa qarkullonte me armë zjarri në automjetin e tij. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në pranga ka rënë edhe një 21-vjeçar, që ishte pasagjer në mjet, për ‘moskallëzim krimi’. Ndërkohë Policia sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, një armë zjarri sportive tip pushkë ajrore, 2 celularë dhe automjetin me të cilin po udhëtonin 2 të arrestuarit. Materialet për të dy të arrestuarit i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i Policisë: Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Guns”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Në pranga edhe një 21-vjeçar, pasagjer në automjet,...
Burimi:
sot.com.al