Punimet në mbikalimin e ri në Qafë Kashar, bllokohet rruga Tiranë-Rinas për dy ditë, ja orari

Punimet në mbikalimin e ri në Qafë Kashar, bllokohet rruga Tiranë-Rinas për dy ditë, ja orari

Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë → Rinas. Ky aks do të bllokohet në intervalin 20:00 – 06:00 në datat 13–14.01.2026. Njoftimi është bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:     Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit) Rruga dytësore Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari