Punime në ujësjellës, të martën ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona
Shërbimi i Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë ka njoftuar se ditën e martë, më 24 shkurt, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit për shkak të punimeve në rrjet. Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja lidhet me procesin e lidhjes së rrjetit të ri të ujësjellësit me atë ekzistues, çka do të kërkojë stakimin e përkohshëm të stacionit kryesor. Si pasojë, furnizimi me ujë do të ndërpritet në zonat: Ujë i Ftohtë, Lungomare, “10 Korriku”, Kalaja dhe Jonufra. Ndërkohë, pjesa tjetër e qytetit nuk do të ketë furnizim me ujë gjatë orëve të pasdites, ndërsa gjatë mëngjesit shpërndarja do të vijojë normalisht. Sipas autoriteteve, furnizimi pritet të rikthehet në normalitet mëngjesin e së mërkurës. Njoftimi i plotë: Në kuadër të zbatimit të projektit...
Burimi:
sot.com.al