Punime në mbikalim, ARRSH njofton bllokimin e rrugës Tiranë-Rinas

Punime në mbikalim, ARRSH njofton bllokimin e rrugës Tiranë-Rinas

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rrugës në drejtimin Tiranë-Rinas, në datat 13-14 janar në intervialin kohor 20:00-06:00. Sipas ARRSH, qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:  Vorë–Fushë Krujë (kthesa e Rinasit), rruga dytësore Tiranë- Kamëz-Valias-Rinas, rruga Kashar–Thumanë. “Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë”, thotë ARRSH.